Së paku 40 njerëz u vranë nga një sulm ajror që goditi një qendër të ndalimit të migrantëve në Libi, njoftuan zyrtarët. Rreth 80 të tjerë u raportuan të plagosur në shpërthimin që ndodhi në një objekt në periferi të kryeqytetit Tripoli. Shumica e të vrarëve raportohet të jenë migrantë afrikanë. Qeveria me bazë në Tripoli e fajësoi të ashtuquajturën Ushtri Kombëtare Libiane, të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar, për sulmin. /Agjencitë/
LIBI: DHJETËRA TË VRARË NGA SULMI NË NJË QENDËR MIGRANTËSH
