Liderët europianë mbështesin nismën e Macron

Scholz: Ide e mirë për ruajtjen e paqes

Nisma e presidentit francez Emanuel Makron për krijimin komunitetit politikë europian ka gjetur një mbështetje të fuqishme edhe nga liderët e tjerë të Bashkimit Europian. Një prej tyre është edhe kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili thotë se ajo do i shërbejë gjithë Europës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Olaf Scholz: Është ide e mirë për ruajtjen e paqes, sigurisë, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europoian dhe vendeve fqinje që prej viteshduan të anëtarësohen.

Për kryeministrin holandez Mark Rute, kjo nismë nuk zëvendëson anëtarësimin.

Mark Rutte: Ky nuk është një union alternativ për vendet aspirante. Është një platformë diskutimesh mes këtyre vendeve dhe liderëve europianë për çështjet aktuale.

Për themeluesin e kësaj nisme, presidentin Makron, kjo është një mundësi e mirë për të krijimin e një strukture dialogu të barabartë mes vendeve anëtare të BE-së dhe atyre jo anëtare për diskutimin e shqetësimeve të përbashkëta.

Komuniteti Politik Europian i shërben edhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes vendeve aspirante si Kosova dhe Serbia, presidentët e të cilëve Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç ishin të pranishëm në këtë samit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share