Liga e Dytë: Takimi Gostivari – Besa dhe Voska Sport – Kamenica Sasa në qendër të vëmendjes

Sot pas dite në të gjitha  stadiumet e  ekipeve të Ligës së dytë program janë ndeshjet e javës së 18-të të  të kampionatit 2022/2023. Në qendër të vëmendjes është ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar mes dy  skuadrave  fqinje  KF Gostivari  dhe KF Besa e Dobërdollit.

 

Një ndeshje tjetër e rëndësishme zhvillohet edhe në Ohër aty ku skuadra vendase  Voska Sport, përballet me Sasa Kamenicën. Për ndeshjen në fjalë trajneri Berat Imeri, deklaroi: “Çdo ndeshje deri në fund t sezonit për ne do jetë finale. Sidomos ndeshjet në Ohër duhet te jemi shumë të kujdesshëm për të ardhur te fitorja. Ndeshje të lehta nuk ka na duhet angazhim maksimal për të marr tre pikë shumë të rëndësishme” deklaroi Berat Imeri, trajner i KF Voska Sport.

 

Vardari  me një atmosphere të zymtë shkaku i krizës finansiare në Shkup takohet me  ekipin  Detonit Pllaçkovica.  Pelisteri në Manastir është nikoqire e Arsimit të Çegranit, ndërsa Slloga e Vinicës është nikoqire e ekipit  Fortuna&Pehçeva. Kozhufi  takohet me  Ohrin, Bellasica  ne  Karaormanin, ndërsa në Tetovë përballeb  dy  skuadrat e fundit Teteksi – Boreci. Të gjitha ndeshjet  zhvillohen  sot  me fillim në ora 14:00.

 

 

Java e 18-të, takohen:

Voska Sport – Kamenica Sasa

Gostivari – Besa

Vardari – Detonit Pllaçkovica

Pelisteri – Arsimi

 Kozhufi – Ohri

 Teteksi – Boreci

 Bellasica – Karaormani

 Slloga – Fortuna&Pehçeva

 

Tabela: 1. Gostivari 40 pikë, 2.Voska Sport  40, 3.Vardari 40, 4.Pelisteri 36, 5.Detonit Plaçkovica 32, 6.Bellasica 26, 7.Ohri 26, 8.Arsimi 24, 9.Besa 24, 10 Karaormani 23, 11. Kozhufi 17. 12.Fortuna&Pehçeva 14, 13. Slloga Vinicë  13 , 14. Kamenica Sasa  13, 15.Teteksi 10, dhe 16.Boreci 0 pikë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share