Liga e Dytë: Vinica dhe Strumica në qendër të vëmendjes

Sot pas dite në program janë ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e dytë unike të futbollit vendor. Dy ndeshje që janë qendër të vëmendjes do të zhvillohen në Strumicë gjegjësisht në Vinicë aty ku do të përballen Bellasica – Gostivari dhe Slloga -Voska Sport. Pra për dy skuadrat pretendente për kreun e tabelës Voska Sport dhe Gostivarin ka rëndësi jetike për realizimin e aspiratave të tyre për kualifikim në elitën e futbollit vendor. Lideri në renditjen e tabelës Vardari përballet me Kamenica Sasa, ndërsa Pelisteri që është pritje të dështimit të njërës nga tri ekipet e para, në Manastir, përballet me Detonit Pllaçkovicën. Në Tetovë Teteksi është nikoqire e Besës së Dobërdollit, ndërsa në Çegran Arsimi takohet me Karaormanin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të fillojnë në orën 15:00, takohen:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pelisteri – Detonit Pllaçkovica

Ohri – Boreci

Arsimi – Karaormani

Kozhufi – Fortuna&Pehçeva

Vardari – Sasa Kamenica

Teteksi – Besa

Bellasica – Gostivari

Slloga Vinicë – Voska Sport.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share