Ndeshjet kthyese zhvillohen më 16 prill
Në dy ndeshjete çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvilluan në mbrëmjen e së mërkurës Barcelona kthehet me fitore nga Old Traford, ndërsa Juventusi barazoi në transfertë me Ajaksin.
Barcelona me autogolin e Luka Shou në minutën e 13-të të pjesës së parë ka dalë kokëlartë nga “Olld Traford”, duke e mundur Mançester Junajtedin e Ole Gunar Solskjaer me rezultatin minimal 1:0.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Amsterdam në stadiumin “Johan Krojf”, Ajaksi dhe Juventusi u ndanë me barazimin 1:1. Juventus kaloi në epërsi me golin e Kristiano Ronaldo në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 60 sekondave jo të plota në pjesën e dytë Neres barazoi shifrat në 1:1.
Edhe pse deri në fund të takimit kishte edhe shumë minuta për të luajtur, asnjëra prej skuadrave nuk arritën të shënojnë, duke e mbyllur këtë takim me barazim dhe duke lënë hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Torino, që në program është pas një jave. Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 16 prill në “Camp Now” në Barcelonë dhe “Allianz Stadium” në Torino. /Agjencitë/