close

LIGA E KOMBEVE: NË FINALE PORTUGALIA – HOLANDA

Në finale të Ligës së Kombeve të dielën do të përballen përfaqësuesja e Portugalisë dhe ajo e Holandës. Portugalia në gjysmë finale mundi Zvicrën me rezultatin 3-1, ndërsa mbrëmë Holanda në stadiumin “Afonso Henrique” të Guimaraes po me të njëjtin rezultat 3-1, mundi Anglinë me përmbysje pas lojës shtesë 2 x 15 minuta, pasi në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me barazim 1-1. 

Holanda do të takohet në finale të Ligës së Kombeve kundër Portugalisë derisa për vendin e tretë do të luajnë Anglia me Zvicrën. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen të dielën në stadiumin “Afonso Henrique” të Guimaraes në Portugali. /Agjencitë/