close

LIGA E PARË: FILLON PJESA E DYTË E KAMPIONIT

Java e 19-të luhet të dielën në ora 14:00


Me ndeshjet e javës së 19-të të dielën hapet sipari i pjesës pranverore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Të gjitha ekipet pauzën dy mujore e kanë shfrytëzuar për përgatitje sa më cilësore. Kampioni në fuqi Shkëndija e Tetovës në pritje të ndeshjes derbi me Vardarin është duke i zhvilluar senacat e fundit stërvitore, ndërsa trajneri Qatip Osmani për Klan Maqedoninë thotë se kanë bërë përgatitje cilësore, kanë përforcim të nivelit të lartë dhe tanimë e dinë edhe formacionin më të mirë që do të kundërvihet Vardarit

Të them të drejtën një vend është diskutabil. Ashtuqë këto tre ditë na mbetet të vendosim edhe për atë. Unë shpesh i përmendi ballistët, publikun të cilët vetvetiu e bëjnë atmosferën e kampionait, motivin shtesë që e jepë. Shfrytëzoj rastin t’i  ftojë që të jenë në një numër sa më të madh” deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Shkëndija.

Nga ana tjetër skuadra e Renovës gjithashtu ka bërë përgatitje cilësore në bazë të plan programit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga Nikolla Ilievski. Ekipi me 9 përforcime dhe me përgatijte cilësore ka pretendime më të theksuara, kjo do të shihet që në ndeshjen e parë me Rabotniçkin në Shkup.

Po mirë jo vetëm kundër Rabotniçkit, por edhe ndaj kundërshtarëve tjerë, thashë Renova do të imponojë stilin e vetë të ri të lojës dhe sigurisht në çdo ndeshje sa është e mundur të bëjë rezultat më të mirë gjegjësisht për të fituar, por sa do kemi sukses do të shohim të dielën”deklaroi Nikolla Ilievski trajner i Renovës.

Njëjtë si skuadrat tetovare përgatitjet e fundit i bëjnë edhe skuadrat  tjera që garojnë në Ligën e Parë, ndërsa puna e tyre do të dëshmohet të dielën kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 19-të me fillim në orën 14:00, ku do të takohen: Shkëndija – Vardari, Rabotniçki – Renova, Sileksi – Shkupi, Akademija Pandev – Makedonija Gj.P dhe Pobeda – Bellasica. /Shaban Sinani/