Diferenca nga pozita e katërt deri në të tetën vetëm dy pikë
Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e skuadrës mysafire me gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 34-të në Ligën e Parë. Renditja tabelare nuk ka ndryshim sa i përket tri skuadrave të para Shkëndija, Vardari dhe Akademija Pandev që janë të sigurta se do të përfaqësojnë vendin në garat europiane. Situata pak sa më e ndërlikuar është nga pozita e katërt deri në atë të tetin ku dallimi është vetëm tri, ndërsa tanimë është evidente se dy skuadrat që kampionatin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së dytë janë Bellasica me 38 pikë dhe Pobeda që ka vetëm 23.
Kuqezinjtë të cilët që para dy xhirove kanë siguruar titullin kampion, në ndeshjen kundër Pobedës koleksionuan fitoren e 23-të sezonale me shifrat 4:1 Në këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani nxori në fushë komplet formacion të ri, në portë debutoi Artan Iljazi, për herë të parë nga minuta e parë startoi Besart Rexhepi, ndërsa në pjesën e dytë debutoi edhe Almir Rexhepi. Autor të golave ishin Shefiti me dy gola, Zejnullai dhe Berisha nga një. Më këtë fitore kuqezinjtë çojnë në 16-të pikë diferencën para Vardarit.
“Po, gëzon fakti se këta lojtarët e ri që sot u inkuadruan në lojë treguan një lojë të bukur, një lojë të mirë dhe na jepë një shpresë për të ardhmen se mund të llogaritim për këta djem.” -deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Shkëndija.
Shkupi pas barazimit me Bellasicën në Çair, përfundimisht mund të ndihet e sigurt sa i përket ekzistencës dhe në dy përballjet e fundit kundër Renovës dhe Rabotniçkin të mundohet të sigurojë pozitën e katërt. Rabotniçki dhe Renova ndajnë pozitën e pestë dhe gjashtë me nga 43 pikë dhe akoma nuk janë të sigurta për t’i ikur Barazhit edhe pse kanë dy pikë epërsi nga Makedonija Gj.P dhe Sileksit. /Shaban Sinani/