Renova në Tetovë, Shkëndija udhëton në Kratovë
Pas dhjetë ditëve pauze për shkak të obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, kampionati republikan në Ligën e Parë vazhdon të enjten me ndeshjet e javës së 24-të. Kampioni në fuqi, ekipi Shkëndijës në transfertë do të përballet me Sileksin në Kratovë. Në senacën stervitore të së mërkurës mungonin dy reprezentuesit e kombëtares së Shqipërisë Shefit Shefit dhe Omar Imeri, prandaj trajneri Qatip Osmani për formcionin kundër Sileksit do të vendosë para ndeshjes. Por Mevlan Murati dhe ekipi është maksimalisht i përgatitur për sfidën që i pret në Kratovë.
“Jemi të përgatitur maksimalisht për atë ndeshje, ku vijmë edhe nga pushimi që luajtën kombëtaret. Ekipi është përgatitur shumë mirë dhe shpresojmë për fitore. Do të japim maksimumin që të fitojmë atë ndeshje” -tha Mevlan Murati – Futbollist i Shkëndijës.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë Renova pas suksesit të fundit kundër Pobedës, të enjten do takohen me Bellasicën e Strumicës, dhe është një rast i mirë që t’i revanshohet për disfatën në pjesën vjeshtore të kampionatit. Në arenën nacionale në Shkup, luhet derbi i javës mes Rabotniçkit dhe Vardarit. FC Shkupi është mysafire e Makedonija Gj.P, ndeshja Pobeda – Akademija Pandev është anuluar për 1 maj. Të gjitha ndeshjet e së enjtes fillojnë në orën 14:30. /Shaban Sinani/