close

LIGA E PARË: NESËR LUHEN 4 NDESHJE TË XHIROS SË KATËRT

 

Të shtunën në program janë katër ndeshje të javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja më tërheqëse është mes ekipit Struga Trim Lum dhe Shkupit. Vendasit pretendojnë që të vazhdojnë serinë e sukseseve në terren vendas, ndërkaq skuadra mysafire pas ndërrimit të trajnerit pret një reagim më pozitiv

Është e rëndësishme ne të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Edhe në ndeshjen me Shkupin do të jetë jashtëzakonisht shumë rëndë përshkak se Shkupi posedon skuadër shumë kualitative, skuadër e cila gjatë verës tani na përfaqësoj edhe në Europë. Gjithësesi mendoj se do e komplikoj situatën edhe më ajo që nga ekipi i Shkupit është larguar trajneri. Tani gjithmonë skuadra pas largimit të trajnerit kanë një reagim pozitiv.”  deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Struga Trim Lum.

Kampioni në fuqi skuadra e Shkëndijës është mysafire e Borecit në Veles, një skuadër e cila pas shumë viteve është rikthyer në elitën e futbollit vendor. Ndeshja në fjalë është një shpresë për t’iu rikthyer sukseseve pas krizës që është evidente në tri ndeshjet e para të kampionatit.

Është e vërtet që ky fillim sezoni për ne nuk është aspak i mire pasi për Shkëndijën pretendohet shumë herë më shumë dhe gjithmonë të jetë në vend të parë. Por gjithësesi se përgjegjësia më e madhe është e lojtarëve dhe duhet ta kthejmë këtë situat sa më shpejtë. Shpresojmë që ndeshjen e ardhshme të marrim tri pikë. Patjetër që mund të jetë pasi një fitore neve na kthen moralin dhe të vazhdojmë veç me fitore. Kështu që do jemi të përqëndruar në maksimumin e kësaj ndeshje” -deklaroi Gledi Mici futbollist i KF Shkëndija.

Në arenën “Toshe Proeski” në Shkup nesër përballen Rabotniçki dhe Akademija Pandev, ndërsa në Kratovë, Sileksi takohet me Makedonija Gj.P. Katër ndeshjet që luhen të shtunë fillojnë në ora 16:30.

Në xhiron e IV-të, me fillim në orën 16:30, takohen:

 

Boreci         –  Shkëndija

Rabotniçki  –  Akademija Pandev

Renova       –  Vardari

Struga TL    –  Shkupi

Sileksi         –  Makedonija Gj.P