Liga e parë: Pas pauzës dyjavore rikthehet “beteja” për titull!

Ekipet kryesuese Struga TL, Shkupi dhe Shkëndija janë nikoqire

Të dielën në program janë katër ndeshje interesante të javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Tre skuadrat kryesuese Struga Trim Lum, Shkupi dhe Shkëndija janë nikoqire të Akademia Pandev, Skopjes dhe Pobedës. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshje  derbi e javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit vendor zhvillohet në stadiumin buzë liqenit në Strugë, aty ku do të përballen Struga Trim Lum dhe  Akademia Pandev. Për struganët nuk ka dilema. Nëse duan të bëhen kampion, tri pikët janë më se të domosdoshme.

“Vimë pas një pauze dyjavore dhe një rezultati pozitiv siç ishte ndeshja në Shkup kundër Rabotniçkit. Dhe dy javë i kemi shfrytëzuar për të punuar shumë fortë. Dhe, tani presim një kundërshtarë shumë të fortë siç është Akademia Pandev. E kemi vlerësuar mjaftë mirë dhe analizuar Akademia Pandevin dhe shpresojmë të marrim tre pikët e radhës dhe të vazhdojmë me rezultatet  pozitive drejt titullit kampion”, tha Flamur Tairi.

Rezultatet pozitive në pjesën pranverore të Kampionatit e bënë Shkëndinë e Tetovës ndër pretendentët për titullin e Kampionit. Tetovarët kundër Pobedës synojnë fitoren e radhës. Çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Patjetër që do hymë në fushë për tre pikë dhe besoj që do i marrim tre pikë që të vazhdojmë luftën për titull. Atë që e kemi objektivin kryesor tonin. Besoj se duhet të fitojmë sigurt. Po, besoj se ballistët na kanë mbështetur kudo që kemi shkuar dhe besoj që edhe të dielën këtu do të jenë në numër të shumtë. Fiton Shkëndija kjo ka rëndësi” ,tha Klisman Cake.

Në Stadiumin e Çairit, kampioni në fuqi FC Shkupi, është nikoqire e ekipit të Skopjes, kurse në ndeshjen e katërt që zhvillohet të dielën në Shtip, Bregallnica është nikoqire e Tikveshit. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00./KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share