close

LIGA E PARË: RENOVA DHE SHKUPI NISËN PËRGATITJET

Sot me punë nisën Vardari dhe Rabotniçki


Katër skuadrat e Ligës së Parë të futbollit Renova, Shkupi, Rabotniçki dhe Vardari, sot nisën me përgatitje për pjesën e dytë të kampionatit 2018/2019. Renova nën drejtimin e trajnerit Nikolla Ilievski, ditën e parë e nisi me dy senaca stërvitore një në palestër dhe një në terren të hapur. Të pranishëm ishin tre përforcimet Burhan Mustafov, Bojan Miovski dhe Eremedin Adem. Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Tetovë, ndërsa nga 25 janari, ekipi udhëton në Ohër për fazën e dytë dhe të fundit. Gjatë fazave përgatitore ekipi pritet të zhvillon shtatë deri tetë ndeshje kontrolluese, ndërsa e para do të zhvillohet në Tetovë kundër Shkëndijës më 16 janar.

Me stërvitjen e parë të sotme i fillojmë përgatitjet. Projekti dhe plani janë që 20 ditë të ndalemi në Tetovë, pastaj vazhdojmë fazën tjetër në Ohër, ku do të qëndrojmë 12 deri 14 ditë dhe do të zhvillojmë edhe ndeshje kontrolluese”. Pastaj vazhdojmë në Tetovë për fazën e fundit. “ -tha Nikolla Ilievski – Trajner i KF Renova.

Përgatitjet për sezonin pranveror, sot i nisi edhe Shkupi. Pas grumbullimit të parë në Çair ekipi ka udhëtuar në Dojran ku do të zhvilloj fazën e parë të përgatitjeve. Kapiteni Muharem Bajrami shprehet optimist. Me përgatitjet cilësore ekipi do të mund të arrijë qëllimet në pjesën e dytë të kampionatit.

Sot fillojmë me përgatitje, menjëherë do të shkojmë në Dojran, atje na presin shtatë ditë pune. Duhet se kjo është faza më e vështirë, por ne patjetër e kemi që të përgatitemi sa më mirë për atë se çka na pret në kampionat” -deklaroi Muharem Bajrami futbollist i FC Shkupi.

Përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, sot kanë filluar edhe dy skuadrat nga Shkupi, Vardari nën drejtimin e Aleksandar Vasoski dhe Rabotniçki me trajnerin Zhikica Tasevski. Kampioni vjeshtor Shkëndija e Tetovës me përgatitje ka filluar më 4 janar. Vlen të theksohet se Shkëndija, Shkupi, Vardari dhe Rabotniçki fazën kryesore të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë. /Shaban Sinani/