Liga e Parë: Sileksi befasoi ekipin e Muaherm Bajramit në Gjorçe

Në ndeshjen hapëse të javës së shtatë në Ligën e Parë të futbollit vendor ekipi i Sileksit nga Kratova bëri befasinë e radhës duke fituar në transfertë Makedonija Gj.P me reuzltatin 0-1, me një gol të vetëm që e shënoi Dejan Masevski në minutën e 80-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me tre pikët e fitauar në Gjorçe Petrov, Sileksi vazhdon të mbaj pozitën e dytë tani me 4 fitore,2 barazime dhe 1 humbje duke grumbulluar 14 pikë, ndërsa Makedonija Gj.P mbetet me pesë pikë.

Në xhiron e tetë, Makedonija Gj.P, takohet me Akademija Pandevin në Strumicë, ndërsa Sileski është i lire.

Katë ndeshjet tjera të xhiros së shtatë zhvillohen të dielën në orën 16:00, takohen: Struga Trim Lum – Skopje, Shkupi – Rabotniçki, Pobeda – Bregallnica dhe Tikveshi – Ak.Pandev.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share