close

LIGA E PARË: TË MËRKURËN JAVA E 33-të E KAMPIONATIT

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30


Në Ligën e Parë të futbollit vendor nesër me fillim në orën 16:30, në program janë ndeshjet e javës së 33-të kampionale. Shkëndija pasi që zyrtarizoi titullin e kampionit në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër Rabotniçkit në Shkup, nesër para tifozëve të vetë do sfidon Sileksin e Kratovës, një skuadër e cila ka ngarkesë të madhe për të siguruar mbijetesën. Pra, për kuqezinjtë tetovar është obligim që të kenë paraqitje dinjitoze.

“Shkëndija titullin e siguroi një lojë para me Rabotniçkin. Megjithatë çdo  lojë për  Shkëndijën është e rëndsishme ashtu që jo vetëm këtë lojë por  në të gjitha lojat deri në fund që na kanë mbetur  Shkëndija duhet të jetë në serioze edhe pse nesër Shkëndija  do të luajë me një formacion të kombinuar, por megjithatë besoj se prapë se prapë ka lojtarë kualitativ që mund t’i përgjigjen çdo loje” –tha Qatip Osmani-Trajner i KF Shkëndija.

Në ndeshjet tjera të javës së 33-të, takohen: Bellasica-Renova, Makedonija Gj.P – Shkupi, Vardari – Rabotniçki, Akademija Pandev – Pobeda. Të gjitha takimet luhen nesër me fillim në orën 16:30. /Shaban Sinani/