close
Sport

LIGA E PARË: ZHVILLOHET JAVA E 29-të E KAMPIONATIT

EBB425A2-8316-495D-89BC-00C9FAAC221D

TË GJITHA KLUBET I JANË NËNSHTRUAR TESTIT PCR


Me ndeshjen derbi të ekipeve që luftojnë mbijetesën mes Sileksi – Akademija Pandev  hapet sipari i ndeshjeve  të javës  së 29-të i Kampionatit në Ligën e Parë të futbollit.  Sileksi pozicionohet në pozitën e 10-të, me 29 pikë ndaj çdo rezultat  tjetër pos fitores do të ishte fatale për ekipin nga Kratova, ndërsa Akademija Pandev  edhe pse akoma nuk ka të sigurt mbijetesën është në një situatë pak sa më të mirë pasi ka 34 pikë dhe gjendet në pozitën shtatë.

Pesë takimet tjera zhvillohen të dielën dhe sejcila ndeshje ka peshën e vetë  sidomos për ato ekipe që luftojnë ekzistencën si  Shkëndija – Boreci, Pelisteri – Renova, Vardari Bellasica, ndërsa ndeshjet  Shkupi – Rabotniçki   dhe ajo mes Makedonija Gj.P dhe Struga Trim Lum kanë ndësi për tre  skuadrat që luftojnë pozitën e tretë si Makedonija Gj.P , Struga Trim Lum  dhe Rabotniçki. Të gjitha ndeshjet fillojnë  në orën 13:00.

Të gjitha ekipet në prag të javës së 29-të të kampionatit i janë nënshtruar testit PCR për koronavirusin Covid 19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia