Skuadra rumune Universitatea Craiova ka kaluar në turin e tretë pas ekzekutimit të penaltive kundër hungarezëve të Honvedit, në një ndeshje që ka qenë vërtet e çmendur, në çdo aspekt!
Në fillim dëmtimi në kokë i portierit të Honved, që është transportuar në spital me ambulancë në fund të pjesës së parë, pas një përplasje të fortë. Në fushë edhe ish-futbollisti i kombëtares, Kamer Qaka, që u aktivizua në minutën e 74-t të ndeshjes.
Por, pas 0-0 në 90′, gjithçka shkoi në shtesë, aty ku ndodhi edhe marrëzia! Tifozët e Craiovas, në një moment tensioni, nisën të hidhnin flakadan dhe goditën në kokë arbitrin e ndeshjes, Hunter, nga Irlanda e Veriut. Një çakmak e gjakosi dhe u desh ndërhyrja e ambulancës për të dytën herë. Arbtiri u transportua me barrelë. Ndeshja do të ndërpritej dhe vazhdonte më pas, teksa gjithçka u vendos me penallti ku u kualifikua klubi rumun dhe u eliminuan hungarezët. /Agjencitë/