Ekipet që garojnë në Ligën Europa kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në grupe. Ekipet e mëdha që garojnë në turneun e dytë për nga rëndësia kanë patur short realtivisht të mirë. Manchester Junajted do të ketë përballë Astanën, Partizanin e Beogradit dhe Alkmarin. Ndërkaq, Arsenali luan në grup ndaj Frankfurtit, Standard Liezh dhe Vitorias.
Nuk kanë qenë dashamirëse grupet ku janë Porto dhe Roma që kanë kundërshtarë të fortë. Ndërsa Grupi D është ndër më të fortët pasi janë Sportingu, PSV, Roseborgu dhe LASK. Ndeshjet e para luhen më 19 shtator. /Agjencitë/