close

LIGJI I GJUHËVE: ZENDELI-NUK KA DILEMA, PROCEDURA ËSHTË RESPEKTUAR

“Botëkuptime të tilla kanë ndikuar në ngecjen e proceseve integruese”


Shumë ngecje në proceset integruese dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve administrative kanë ndodhur pikërisht për shkak të botëkuptimeve që po i dëgjojme javës së fundit, kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve, thotë profesori univeristar, Jusuf Zendeli.

Sipas tij me ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, do të përmirësohen dukshëm shërbimet administrative për qytetarët dhe institucionet do të jenë me efikase. E sa për kushtetueshmërine e ligjit, Zendeli nuk ka dilema, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shumë të qarta.

Sipas profesorit Zendeli, ligjin nuk e bën antikushtetues as fakti që presidenti nuk e ka dekretuar.

Ditë me parë, opozita u bëri thirrje institucioneve që mos ta respektojne këtë ligj, e anëtari  i VMRO DPMNE-se, Jove Kekenovski, të njëjtën gjë e kërkoi edhe nga Gjykata Kushtetuese. /Furkan Saliu/