close
Top LajmeVendi

LIGJI I RI PËR ANTI-KORRUPSIONIN: VOTOHET NEVOJA PËR SJELLJEN E LIGJIT

Screenshot_3

Pozita kërkon konstruktivitet, opozita ndryshime


Kuvendi votoi nevojën për sjelljen e ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Ligji u dërgua në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, menjëherë thirri seancë të re për vazhdimin e procedurës. Pozita po shpejton që ta sjell ligjin para shpalljes  së zgjedhjeve presidenciale, ndwrsa VMRO DPMNE nuk do t’i mbajë duart kryq.
Me 37 amendamente opozita do mundohet ta përmirësoj ligjin, dhe janë të mendimit se sugjerimet e tyre do të pranohen.

“Unë shpresoj që amendamentet do të kalojnë, sepse kemi biseduar me disa kolegë, edhe ata janë të mendimit se amendamentet janë konstruktiv. Shpresoj që do të mbizotërojë arsyeja, dhe do të pranohet amendamentet sepse qëllimi i përbashkët duhet të jetë ligj kualitativ dhe komision kualitativ nëse duam që të bëjmë hap përpara në këtë drejtim. Ane Llashkoska, Deputete e VMRO DPMNE-së.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, pranoi që ligji po hyn në procedurë për të dytën herë, por kjo si pas tij, është për shkak se janë inkorporuar edhe kërkesat e opozitës, dhe ligji është bërë më i mirë.

“Ne nuk mund të bëhemi peng të sjelljes së VMRO DPMNE-së. Nuk mund të vijmë në situata ku ata do të thonë, ose gjithçka do të pranoni ose asgjë nuk të përkrahim. Ky ligj është në interes të qytetarëve, në interes të shtetit dhe është patjetër që të kaloj.” shprehet Jovan Mitreski, Koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së

Ligji i ri do të mundësojë që Komisioni i anti-korrupsionit të ketë qasje në llogaritë bankare të personave publik, por edhe kriteret për t’u bërë anëtarë i komisionit janë të larta. Personi që dëshiron të bëhet anëtarë i anti-korrupsionit duhet të ketë së paku 12 vjet përvojë pas përfundimit të arsimit të lartë. Ligji i ri po ashtu kërkon që anëtari i anti-korrupsionit të mos ketë qenë deputet, anëtar i Qeverisë, donator apo anëtari i ndonjë partie. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia