close

LIGJI I RI PËR PSP-NË

Janeva: Dikush mund të shpëton nga përgjegjësia 


“Ky ligj nuk ofron amnisti të fshehtë.“- tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë. Ministra e drejtësisë siguron se ligji i ri për PSP-në, nuk mundëson amnisti për askënd, por kreu i institucionit në të cilin qytetarët kishin më shumë shpresë për drejtësi, doli para gazetarëve dhe tha se me ligjin e ri, ekziston mundësia që kriminel të caktuar të shpëtojnë.

“Zonja Janeva, ekziston frikë në opinion se me ligji i ri për PSP-në në një farë mënyrë e dëmton drejtësinë dhe shkon në favor të disa politikanëve dhe funksionar… A mund që me përgjegjësinë e plotë të siguroni se nuk do të shpëtohet dikush për shkak se bombat nuk do të përdoren. Gjithçka është e mundur! Është e mundur  që dikush të shpëton. deklaroi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

E para e speciales, nuk mundi as të garantoj se do të jenë të paanshëm.

“A keni autonomi të mjaftueshme dhe jo anshmëri që të siguroni se do të jeni të paanshëm. Unë nuk do të doja të premtoj diçka të pa bazë, por mund të ju siguroj se PSP do të vazhdojë të punoj me të njëjtën intensitet. shprehet Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Me ligjin e ri kufizohet edhe përdorimi i materialëve të përgjuara.
Ato do të mund të përdoren si prova vetëm në rastet që janë hapur në 18 muajt e parë. Materialet e përgjuara mund të shërbejnë si udhërrëfyes për të kërkuar prova material për raste të caktuara, por jo edhe si prova në procedurë penale.

“Përdorimi i materialeve të përgjuara është e kufizuar vetëm për ata aktakuza që janë ngritur në 18 muajt e parë. Në konsultime me ekspert të huaj, pas konsultimeve me PSP-në, erdhëm në përfundim se për lëndët që janë hapur pas 18 muajve realisht nuk ka nevojë të patjetërsueshme të përdorimit të audio materialeve. vlerëson Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Hartuesit e ligjit kanë pasur dilema edhe për kompetencat e Speciales në kuadër të Prokurorisë Publike. Kanë vendosur që secila procedurë penale ku kryerësi i veprës është në funksion publik, do të bie mbi kompetencat e Speciales, kurse me lëndët tjera, do të merret sektori për Krim të Organizuar. Ministrja Deskoska tha që ende nuk ka marrëveshje me opozitën, por shpreson se edhe kjo do të ndodhë. /Furkan Saliu/