Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se ligji kontrovers që do të mundësonte ekstradimin në Kinë “është i vdekur”. Në një konferencë për media të martën, Lam tha se puna e qeverisë në këtë projektligj ka qenë një “dështim total”.
Megjithatë, ajo nuk tha se ligji është tërhequr plotësisht, ashtu siç kërkojnë protestuesit.Lam pranoi se ka “dyshime të vazhdueshme për sinqeritetin e qeverisë” dhe “shqetësime” se procesi i miratimit të projektligjit do të rifillojë.”E përsëris këtu – nuk ka një plan të tillë. Projektligji është i vdekur”, tha ajo. /Agjencitë/