close

LIGJI PËR GJUHËT:  XHAFERI-IVANOVI KISHTE MJAFT KOHË PËR DEKRETIM

“Nuk ndjej përgjegjësi, veprova sipas kompetencave”


Presidenti, Gjorge Ivanov në një kumtesë të lëshuar nga kabineti i tij, ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të Kuvendit se me publikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për Gjuhët në Gazetën Zyrtare, kanë bërë shkelje ligjore e cila ka bazë për ndjekje penale.

E kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka vetëm një koment për kumtesën e Ivanovit.

“Me sa duket Presidenti në fund të mandatit është duke i përzier kabllot.” – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit. 
Ai tha që i ka dhënë kohë të mjaftueshme Ivanovit që t’i dekretojë ligjin dhe Marrëveshjen e Prespës, e meqë ai nuk e ka bërë, Kushtetuta mundëson që të publikohen vetëm me nënshkrimin e tij.
Sipas Xhaferit, Ivanovi është ai që e ka shkelë Kushtetutën.

Kryeparlamentari Xhaferi, tha që institucioni që ai udhëheq do ta rrespektojë ligjin dhe do t’i zëvendësoj tabelat e Kuvendit me tabela të reja, brenda afatit ligjor. /Furkan Saliu/