close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR NËNSHTETËSI: KUVENDI VOTOI NEVOJËN PËR MIRATIMIN E LIGJIT

C257D0A3-F45E-4FA1-AD04-3491FF1A89C8

PAS DISKUTIMIT NË KOMISIONI LIGJI DO TË KTHEHET PËR VOTIM NË KUVEND


Me 66 vota “për”, 38 “kundër” dhe 3 “të përmbajtur”Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme votoi nevojën për miratimin e Ligjit për nënshtetësi me flamur evropian. Pas kësaj, ligji duhet të shkojë në Komisionin për Çështje Evropiane, ku duhet të diskutohet dy ditë dhe më pas, të kthehet në seancë plenare për votim.

“Për lëshim teknik nga ana ime, duke menduar se propozues është Ministria e Drejtësisë, e anulova votimin paraprak”, deklaroi Xhaferi.

Ligji për nënshtetësi u vendos dy herë në votim, pasi herën e parë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi thirri ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq që ta elaborojë ligjin, ndërsa përfaqësues të ligjit janë ministri dhe zëvendësminsitri i Brendshëm. Pas reagimit të opozitës maqedonase, Xhaferi anuloi votimin dhe thirri ministrin Spasovskin që ta elaborojë propozimin dhe më pas e vendosi sërish për votim.

Ndaj këtij lëshimi, reagoi koordinatori i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi shumicën parlamentare se dëshiron t’i kalojë ligjet nga të cilët kanë interes nëpërmjet “derës së vogël”.

“Këto veprime, keqpërdorime të flamurit evropian dhe shpejtësia me të cilën dëshironi disa gjëra t’i kaloni përmes derës së vogël, kontribuojnë që të sjellin këtë situatë. Tani kemi ligj që ka ardhur nga Qeveria, të cilëve nga shpejtësia ia keni gabuar përfaqësuesit. Konstatimi se kjo shumicë qeveritare dëshiron që ligjet të cilat i kanë të rëndësishme për interesat e koalicionit në të ardhme t’i kalojnë nëpër derës së vogël, pa transparencë, pa debat publik për ligjin”, tha Micevski.

Deputetët nga partia e Majta ditë më parë kanë paralajmëruar se do ta kontestojnë këtë ligj. Ata janë të bindur se Ligji për nënshtetësi nuk është në pajtueshmëri me rregulativën evropiane dhe për këtë dje kanë dorëzuar edhe propozim ligj në Kuvend për të gjithë të ciët marrin pjesë në “keqpërdorim të flamurit evropian”. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi nga e Majta të shpjegojë se ata po bllokojnë ligjin, i cili, sipas tij, do të zgjidhë shumë probleme.

Në fund të vitit të kaluar, Aleanca dhe Alternativa paraqitën propozime për ndryshime të Ligjit për shtetësinë, në mënyrë që të zgjidhet statusi i njerëzve të cilët me vite kanë jetuar në Maqedoni, e të cilët nuk kanë shtetësi. Sipas autoriteteve, shtetësi kërkojnë rreth 3.000 njerëz, gjysma e të cilëve nuk jetojnë këtu. Ka edhe rreth 800 qytetarë të të ashtuquajtur fantazma, qytetarë që kanë lindur këtu dhe nuk kanë marrë kurrë nënshtetësi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia