close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE: “GAZETA ZYRTARE”-PUBLIKIMI KONFORM KUSHTETUTËS

2_1547550489-6810508

Fusnotë në vendin për nënshkrim të Presidentit Ivanov


Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare” njoftoi se e ka publikuar Ligjin për Gjuhët, kurse vlerëson se kjo është konform Kushtetutës dhe ligjeve edhe pse Presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi këtë ligj.

Nga “Gazeta Zyrtare” thirren në nenin 52, paragrafi 2 të Kushtetutës që thotë se “Ligjet hyjnë në fuqi, më herët në ditën e tetë nga dita e shpalljes, me përjashtimin që e vërteton Kuvendi, në ditën e publikimit”

“Konform kësaj, kurse në lidhje me Nenin 51, paragrafi 2 nga Kushtetuta e Maqedonisë, ku thuhet “Secili është i detyruar t`i respektojë Kushtetutën dhe ligjet” edhe ky institucion, që është i autorizuar t`i shpall rregulloret në RM, punën e saj çdoherë e realizon në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve dhe vetëm është duke plotësuar obligimin kushtetutes” – thuhet në reagimin e NP “Gazeta Zyrtare”.

Për publikimin e Ligjit të gjuhëve pa nënshkrimin e Presidentit Ivanov, ka reaguar VMRO-DPMNE-ja, nga ku thonë se Drejtori Martin Kostovski ka bërë vepër penale që nuk vjetërohet dhe se për këtë shkohet edhe në burg. Nga “Gazeta Zyrtare” thonë se ndaj çdo përpjekjeje për të rënuar dinjitetin e kësaj Ndërmarrje Publike do të ngritet procedurë përkatëse gjyqësore.

Kryeparlamentari Xhaferi, ligjin e kishte në sirtar më shumë se dhjetë muaj ngase Presidenti Ivanov refuzonte ta nënshkruajë edhe pas votimit të dytë në mars të vitit të kaluar.

Dekreti për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve është publikuar me fusnotë në vendin për nënshkrim të Presidentit Ivanov. Në fusnotë përmenden shkaqet e dekretimit pa nënshkrimin e presidentit, ku thuhet se secili është i obliguar t`i respektojë Kushtetutën dhe Ligjet sipas Nenit 51 paragrafi 2 të Kushtetutës.

Presidenti i vendit është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjeve nëse të njëjtat sërish miratohen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve kurse Ligji i gjuhëve sërish u miratua me shumicë votash në seancën e 32-të të Kuvendit të Maqedonisë më 14 Mars të vitit 2018.

“Për shkak të moskryerjes së detyrimeve të lartëpërmendura nga ana e Presidentit Ivanov, kurse për shkak të obligimeve nga Neni 52 i Kushtetutës së Maqedonisë, Kryetari i Kuvendit është i obliguar ta dorëzojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare’

Me këtë, përveç gjuhës maqedone, në institucionet gjuhë zyrtare bëhet edhe gjuha shqipe, që do të zbatohet në komunikim, përdorim dhe zbatim në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjithë organeve që përbëjnë autoritetin shtetëror.

Ligji obligon gjykatat, prokuroritë publike, si dhe të gjithë organet tjerë, trupat dhe institucionet tjera të mundësojnë shfrytëzimin, përdorimin dhe zbatimin e cilës do gjuhë zyrtare dhe shkrimit të saj në procedurat.

Së bashku me Ligjin për gjuhët, Kryeparlamentari Talat Xhaferi në “Gazetën Zyrtare” e ka dërguar edhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë që gjithashtu nuk ishte nënshkruar nga presidenti Ivanov. Dy dokumentet janë publikuar në numrin e ri të “Gazetës Zyrtare”. /Klan Maqedoni/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia