close

LIGJI PËR PROKURORINË PUBLIKE: FILLOJNË NEGOCIATAT

Kryeministri ulë tonin për ligjin për PPS-në. Para disa ditëve, tha se do të gjej mënyra alternative për ta kaluar ligjin për Prokurorinë Publike në rast se nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën, e sot ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij. Nuk dinte as detaje se kur do të takohen grupet e punës dhe nuk deshi të komentoj asnjë rresht të propozimit të opozitës për Prokurorinë Publike.

Pasi përfundoi konferenca për media, u tha gazetarëve se nuk dëshiron të komentoj asgjë, për shkak se ekziston mundësia që grupet punuese të arrijnë marrëveshje. Pas takimeve të shumta, opozita dhe pushteti nuk arritën të merren vesh për ligjin, e më pas kryeministri doli në konferencë për media, dhe tha që nuk pret më, dhe se do ta dorëzoj propozimin në Kuvend, e vërejtjet opozita t’i parashtroj në formë amendamenti, që pas vizitave të Hahn dhe Ricker, pushteti dhe opozita të ulën sërish për të gjet gjuhë të përbashkët. /Klan Macedonia/