close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR PSP-në ÇELËS PËR NEGOCIATA ME BE-në

Screenshot_8

Nëse në takimin e ardhshëm të liderëve insistohet në ndryshime të propozimligjit që do të cënojnë statusin e PSP-së dhe do të nënkuptojnë amnisti të fshehura – më mirë është të mos e miratojmë – thotë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në një intervistë për Klan Maqeddoni. Që të fillojë procesi për eurointegrime, përmes reformave duhet të tregojmë se kemi vullnet të bëhemi diplomaci evropiane – vlerëson ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

Propozimligji për Prokurorinë Publike, që rregullon statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale është I rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit, dhe Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska shpreson se do të përkrahet nga parlameti. Nëse në takimin e ardhshëm të liderëve, ka kërkesa për ndryshime thelbësore të ligjit, atëherë nuk do të ketë hapësirë për negociata – thotë ajo.

“Nëse kushtëzohet miratimi i ligjit me kritere të këtilla, me ndryshime të këtilla, më mirë është të mos e miratojmë. Për shkak se për ne kushti për BE është që të respektohet sundimi i së drejtës e jo të miratojmë çfarëdo ligji. Nëse ka kërkesa që prekin kriteret thelbësore të BE-së, mendoj se nuk do të ketë hapësirë për negociata.” -deklaron Renata Deskoska-Ministre e Drejtësisë.

Nëse ligji për PSP-në nuk miratohet në formën që pozitivisht të vlerësohet nga Brukseli, atëherë vendet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së do të kenë argumente që ta bllokojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë process me rëndësi është që të miratohet edhe ligji për parandalimin e diskriminimit por edhe reformat tjera – thotë Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

“Shumë është me rëndësi të tregojmë se kemi vullnet të vërtetë politik dhe vendosmëri të bëhemid emokraci evropiane. Për këtë shkak, këto hapa reformuese, kjo me Komisionin Antikorrupsion është një plus i madh. Tani, nëse do të jetë në qershor, do të shohim. E jona është të krijojmë atmosferë pozitive.” -shprehet Nikola Dimitrov- Ministër i Jashtëm.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se është konfirmuar takimi i liderëve me kreun e opozitës Hrsitijan Mickoski, takim ky që do të mbahet të dielën. Në këtë takim, siç paralajmërohet do të bisedohet për tre çështje kryesore; zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Speciale Publike. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia