Zaev optimist, Deskoska shpreson për konsensus
Më 29 qershor Maqedonia pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian, Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret raport të pastër dhe përafrim të qëndrimeve rreth Prokurorisë Speciale Publike. Ministrja e drejtësisë Renata Deskovska shpreson për zgjidhje konsesuale e cila mund të ndodhë në momentin e fundit, ndërkaq grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së mendon se është i nevojshëm koncensusi që ligji të ketë ligjitemitet më të madh. Kur do të ulen grupet negociatore dhe të bisedojnë sërish rreth ligjit për PSP-në, ende nuk dihet.
Kryeministri Zoran Zaev shprehu optimizëm se ka mundësi që këtyre ditëve, para publikimit të raportit të Komisionit Evropian, të arrihet zgjidhje për statusin e PSP-së, në kuadër të propozim ligjit për Prokurori Publike. Kryeministri bëri thirrje që të mos lejojmë asnjë njollë ose arsye për prolongim.
“Mendoj se këtyre ditëve para publikimit të raportit më 29 maj, mund ta rrumbullakësojmë këtë proces dhe kushtimisht thënë të dyja palët në procesin e negociatave të shpallin se është arritur marrëveshje.”-deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska beson se është ngritur vetëdija te të gjitha partitë politike se ajo që d.m.th kërkesë për amnisti nuk guxon të kalojë, duke shtuar se si shumë çështje tjera në vendin tonë, është e mundur zgjidhje në momentin e fundit.
“Shpresoj se tanimë është ngritur vetëdija te të gjitha partitë politike dhe se ajo që d.m.th kërkesë për amnisti nuk guxon të kalojë shumë gjëra në vendin tonë janë zgjidhur në momentin e fundit, kështu që çdo gjë është e mundur.”– shprehet Renata Deskoska-Ministre e Drejtësisë.
Nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE theksojnë se vërejtjet për ligjin për prokurori publike do ti thonë në takim me ministrinë e drejtësisë, për ta është më e rëndësishme të arrihet koncesus, sepse vetëm në atë mënyrë ligji do të ketë më shumë legjitimitet.
“Mendoj se në atë frymë dy partitë më të mëdha duhet të provojnë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, sepse gjithmonë kur ka koncesus të gjërë ligjet kanë më shumë legjitimitet.” -tha Nola Ismajlovska-Grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se të gjitha detajet nga ligji ku është inkorporuar edhe PSP-ja ka pasur takim edhe me Zijadin Selën dhe me Bilall Kasamin. /Verica Dimitrijevska/