close

LIGJI PËR PSP-NË, VENDOSEN AFATET

Osmani: Afati i parapëlqyer deri në fund të muajit


Deri në mesin e qershorit pushteti dhe opozita kanë afat që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin për Prokurorinë Publike.

“Afatet janë publike. Janë dy afate… njëri është i parapëlqyer, njëri është i domosdoshëm. I parapëlqyeri do të ishte afati para publikimit të raportit që do të thotë deri në fund të këtij muaji, kurse i domosdoshmi është vendimi i këshillit, që është diku në mes të qershorit. Kujtoj që brenda këtyre afateve, partitë politike duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur një konsensus sa i takon këtij ligji.” deklaroi Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Por shenja pozitive nuk po vijnë nga asnjëra palë.

“I gjithë procesi për marrëveshje për një ligj të tillë siç është ky për këtë sistem, është përgjegjësi e aftësive menaxheriale të ministres së drejtësisë, Renata Deskoska.” – shprehet Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së,

Propozimi aktual i VMRO DPMNE-së, ku kërkohet që të gjitha procedurat të iniciuara pas afatit 18 mujor të përcaktuar me ligj të ndërpriten, nuk është i pranueshëm as për Prokuroren Speciale, Katica Janeva.

Për mua, tani për tani kjo është e papranueshme ashtu siç është e thënë. Nuk di se çfarë mund të them më shumë në këtë pjesë.” -tha Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Por megjithatë, Janeva nuk u përgjigj se a do të pranonte të drejtonte PPS-në nëse pranohet propozimi i VMRO DPMNE-së. Ajo konfirmoi se në rast se arrihet marrëveshje, do të konkurroj që të jetë sërish në krye të Speciales. /Furkan Saliu/