close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR SHTETËSI: ARRIHET MARRËVESHJE, DETAJET JAVËN E ARDHSHME

7D2F58A9-323F-4821-95B3-61FF26AF4F67

ZAEV – SELA: JEMI NË RRUGË TË MBARË TA ZGJIDHIM KËTË ÇËSHTJE


Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetarët e partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela nga ASH-ja dhe Afrim Gashi I Alternativës, në takimin në Kuvend kanë arritur marrëveshje rreth ndryshimeve të ligjit për shtetësi, por detajet do të bëhen publike pasi të vehen në letër propozimi me formulimet juridike.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

Besoj se arritëm marrëveshje. Këtë që e dakorduam do ta vëmë në letër, për shkak se ka formilime juridike, që më pas të kemi mundësi t`I bëjmë publike edhe detajet. Në zgjidhjen e propozimligjit do të punojnë propozuesit, do ta dorëzojnë tek dhe si pushtet ekzekutiv dhe do ta prezantojmë para opinionit”

Edhe Lideri I ASH-së, Ziadin Sela, nuk zbuloi detaje nga negociatat me Kryeministrin Zaev, duke theksuar se sipas të gjitha gjasave kjo do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Nëpërmjet këtij ligji ne synojmë që të paktën, minimumi, të gjithë qytetarët të cilët jetojnë e kanë jetuar, 30 vite e më tepër në Maqedoni të mos ngelin pa shtetësi dhe një herë e përgjithmonë ta rregullojnë këtë problematikë. Prandaj, vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë të zgjidhjes së kësaj problematike”

Ishte ky takimi I tretë I këtij formati dhe ku është biseduar për ligjin për shtetësi dhe zgjidhjen e këtij problemi si dhe për zhbllokimin e punës së parlamentit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia