Problem mbetet statusi i lëndëve të PSP-së
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër pritet të vazhdojë debatin për Ligjin e Prokurorisë Publike, i cili do të zgjidh statusin e ardhshëm të Prokurorisë speciale Publike. Në procedurën kuvendare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva. Pushteti dhe opozita maqedonase ende nuk janë pajtuar në tërësi rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, sidomos problem përbën statusi i lëndëve të PSP-së.
LSDM shprehet optimiste se do të mblidhen dy e treta e nevojshme. Sipas tyre zgjidhja më e mirë e dëshirueshme është që ligji të votohet me konsensus në Kuvend. Gjithashtu nga LSDM-ja shprehen se nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publikë në përputhje me ligjin do të duhet të zgjedh ushtrues detyre në krye të PSP-së. /Klan Macedoni/