Ligjvënësit besnikë të presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro i kanë hequr imunitetin liderit opozitar, Juan Guaido dhe kanë autorizuar hetim penal ndaj tij nga Gjykata Supreme.
Ky vendim lehtëson arrestimin potencial të Guaidos për shkelje të mundshme të Kushtetutës kur ai e ka shpallur veten president të përkohshëm. /Agjencitë/