Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,42% në raport me vendimin e datës 21.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,597 %, te nafta për 1,488 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,374 % dhe te mazuti për 2,738% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,011 den/kg dhe do të jetë 52,466 den/kg.
Nga data 23.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 96,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 99,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,466 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,263%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Për ilaçe s’ka buxhet! Protestojnë të sëmurët nga fibroza cistike
MINISTRI NUK DOLI NË PROTESTË DËRGOI PËRFAQËSUES T’I DËGJOJË KËRKESAT E TYRE “Ne nuk jemi normë në buxhet,…
26.12.22 15:37
Spasovski: Uniforma blu vepron për një mjedis të gjelbër
Uniforma blu vepron për një mjedis të gjelbër, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në…
01.08.22 11:20
Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
“Djalin e dërgova në spitalin ‘Zhan Mitrev’, në tetor të vitit të kaluar, në këmbë të veta. Aspak…
21.07.22 14:34