Policia në Hong Kong ka liruar me kusht aktivistët, Joshua Wong dhe Agnes Chow, pasi ka akuzuar ata për rolin e tyre në një protestë para selisë së policisë. Partia politike e këtyre aktivistëve, Demosisto, ka njoftuar përmes një deklarate më 30 gusht se të dy janë liruar me kusht. Chow, 22-vjeçare, është thënë të jetë “shtyrë me forcë” në një makinë private, teksa ka qenë duke shkuar në një stacion të metrosë. /Agjencitë/
LIROHEN ME KUSHT DY AKTIVISTËT TË MARSHEVE TË HONG KONGUT
