Votuesit në Lituani do t’iu drejtohen kutive të votimit sërish pas dy javëve, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nuk është përcaktuar fituesi. Rezultatet preliminare të procesit zgjedhor të 12 majit kanë treguar se Ingrida Simonyte, ligjvënëse dhe ish-ministre e Financave ka fituar 31.13 për qind të votave. Gitanas Nauseda, një zyrtar bankar, i kthyer në politikan, ka fituar 30,95 për qind të votave. /Agjencitë/