close

Liverpooli bën një lëvizje befasuese për të zëvendësuar Salah

Liverpooli është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Mohamed Salah, dhe ai mund të jetë anësori italian Federico Chiesa.

Futbollisti i Juventusit është zgjidhja ideale për skuadrën e Jürgen Klopp, shkruan Calciomercato, ndërsa Liverpooli raportohet se është gati të paguajë 60 milionë euro për të.

Chiesa ishte në formë të lartë para dy vite më parë me Italinë, kur fitoi kampionatin evropian me kombëtaren e tij.

Çmimi i tij u rrit në 100 milionë euro, por gjithçka u prish nga një dëmtim në fillim të vitit të kaluar, i cili e detyroi të bënte një pushim nga janari në tetor.

Ai nuk është ende në formën më të lartë dhe trajneri Allegri e ka kufizuar kohën e tij të lojës deri më tani. Në tetë ndeshje këtë sezon, ai shënoi një gol me dy asistime.
Salah së fundmi nënshkroi një kontratë të re që e lidh atë me Liverpool deri në vitin 2025.

Egjiptiani verën e ardhshme do të mbushë 31 vjeç dhe ai ka luajtur shkëlqyeshëm këtë sezon. Ai shënoi 17 gola në 29 ndeshje dhe asistoi gjashtë herë

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!