close
Sport

LK: ATLETIKO MADRIDI MUNDI JUVENTUSIN

ronaldomadrid-k57H–621×414@LiveMint

Mançester Siti fitoi në “Veltins Arena


Altletiko Madridi dhe Mançester Siti kanë krijuar epërsi të dukeshme në ndeshjet e para të 1/8 së finales në përballjet e mbrëmshme kundër Juventusit gjegjësisht Shalke 04. Atletiko Madrid, pas shumë përpjekjesh dhe vuajtjesh, mposhti Juventus-in me rezultatin 2-0 para tifozëve të vetë në “Vanda Metropolitano”.

Një rezultat shumë i mirë për madrilienët dhe aspak i kënaqshëm për spanjollët. Juventusi me përjashtim të një goditje, dënim i rrezikshëm i Kristiano Ronaldo-s në pjesën e parë, e devijuar në goditje këndore nga Jan Oblak, sfida e mbrëmshme foli vetëm për vendasit dhe VAR-in. Autor të golave për madrilenët, ishin Himenez në minutën 78 dhe Diego Godin, pesë minuta më von shënoi për 2-0.

Mançester Siti shënoi fitore me përmbysje 3-2 në transfertë në “Veltins Arena” kundër Shalke 0-4. Ishin “qytetarët “, ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Serhio Aguero-s, por vendasit kundërpërgjigjen me dy penallti brenda 10 minutave duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë. Pas pushimit, Siti vazhdon të vuajë dhe gjithçka vështirësohet kur Nikolas Otamendi largohet nga fusha me kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, anglezët gjejnë forcë në fund të takimit pas futjes në fushë të Leroy Sane. Ishte ai që barazoi ndaj ish-skuadrës së tij përpara se Raheem Sterling të shënonte golin e fitores. Ndeshjet e kthimit janë caktuar të zhvillohen më 12 mars. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia