“Djatë e kuq” dhe porto në çerekfinale
Pas dy ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar Mançester Junajtedi dhe Porto. Skuadra e Mançester Junajtedit bëri mrekullinë duke e eliminuar PSG-në nga garat e mëtutjeshme edhe pse skuadra franceze kishte epërsi prej dy golave në “Old Traford” prej dy golave. “Djatë e Kuq” fituan në stadiumin “Parc des Princes” në Paris me rezultat 3:1 dhe kualifikohet në çerekfinale. Futbollisti belg Romelu Lukaku ka qenë hero i sfidës me dy gola të shënuar së bashku me Marcus Rashford që shënoi në fund nga penalltia. Golin e vetëm për PSZH-n e shënoi Juan Bernat.
Kualifikim në çerekfinale ka siguruar edhe Porto duke e mposhtur Romën pas lojës shtesë 3-1, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2-1, aq sa kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në favorin e Romës. Portugezët kualifikohen në çerkfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Autor të golave për Portonishin Tiquinho Soares, Moussa Marega e Alex Nicolao Telles nga penalltia, ndërsa për Romën shënoi Daniele de Rossi nga penalltia. Shorti për ndeshjet e çerekfinales do të hidhen më 15 mars. /Agjencitë/