close

LK: FERONIKELI KUALIFIKOHET NË “FINALEN” E VOGËL

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka debutuar me fitore në garat evropiane. Skuadra nga Drenasi të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, fitoi ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari me rezultatin minimal, 1:0 me golin e vetëm që e shënoi Mendurim Hoti në minutën e tretë.

Kampioni i Kosovës me këtë fitore, është kualifikuar në finalen e turneut të parakualifikueseve të Ligës së Kampionëve, ku do të kërkojnë vizën për në rrethin e parë të eliminatorëve. Ndeshjen e radhës Feronikili do të takohet me FC Santa Coloma nga Andora e cila mundi skuadrën kampione “Tre Penne” të San Marinos.

Ndeshja Ferronikeli – FC Santa Coloma do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në orën 20:45. Me fitore kampioni i Kosovës do të fillon garimin në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve europian.

Skuadra tjetër kosovare, Prishtina që do të diskutojë raundin paraeliminator të Ligës Europa, do ta luajë ndeshjen e parë ditën e enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër rivalëve të St Joseph nga Gjibraltari, ndërsa takimin e kthimit më 2 Korrik. Ndeshja Prishtinë – FC St Josephs fillon në orën 20:45. /Shaban Sinani/