Ndeshjet kthyese luhen më 17 prill
Liverpool dhe Tottenhami kanë krijuar epërsi në ndeshjet e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në sfidën e zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Portos, “The reds” krijuan epërsi të dukshme brenda 25 minutave të para, kur shënuan me Keita dhe Firminho, për të vulosur rezultatin 2-0. Përveç minutave të para, që pamë një Liverpool të furishëm, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e balancuar, por skuadra portugeze nuk ia doli të shënojë qoftë edhe një gol në portën e Alisson, për të rihapur çështjen e kualifikimit. Mohamed Salahu ka qenë edhe një herë në qendër të vëmendjes për incidente kontroverse, pas ndërhyrje së tij tronditëse në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit kundër Portos, në Ligën e Kampionëve.
Përballja e parë mes Tottenhamit dhe Manchester City-t, që u zhvillua stadiumin e ri të Tottenhamit u zhvillua një sfidë spektakolare, përfundoi me fitoren minimale të “Spurs”-ave. Pas rasteve të shumta të të dy skuadrave, sfida u zhbllokua në minutën e 78′, pasi Son Hueng-Min shënoi në portën e Ederson. Vlenë të përmendet se Manchester City në minutën e 13-të të pjesës së parë kishte mundësi të kalon në epërsi nga penaltia por Aguero gaboi nuk e realizoi këtë rast ideal.
Pas këtij rezultati minimal për kualifikimin, gjithçka do të vendoset në sfidën e javës së ardhshme në “Etihad Stadium” të Mançester City-t. Ndeshjet kthyese do të zhviillohen më 17 prill.
Ndërkohë që sonte me fillim në orën 21:00 do të zhvillohen dy përballjet tjera të çerekfinales së Ligës së Kampionëve: Ajaksi – Juventusi dhe Mançester Junajted – Barcelona. /Agjencitë/