close

LK: GJITHÇKA VENDOSET NË BARCELONË E NË TORINO

Të dyja takimet fillojnë në orën 21:00


Sonte në program janë dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën Kampionëve. Barcelona dhe Manchester Unitedi do të takohen sonte në “Camp Nou” për ta zhvilluar ndeshjen e dytë dhe vendimtare të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Katalonasit në ndeshjen e parë të çerekfinales që u  zhvillua në Old Traford  shënuan fitore me rezultatin 1-0,  por duke pasur parasysh se në të tetën e finales edhe PSZH-ja kishte epërsi prej dy golave, por u deshtë që të përshëndetet nga ky kompeticion i garave pasi si vendas pësoi 3-1. Duke u bazuar nga ndeshja e ndodhur në “Parc des Princes” ekipi i “Djajëve të Kuq” do të kërkojnë një tjetër natë magjike në kompeticionin elitar evropian për klube.

Formacionet e mundshme:

Barcelona Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Messi, Suarez, Coutinho.

Mançester UnitedDe Gea; Dalot, Lindelof, Smalling, Young; Pogba, McTominay, Lingard, Mata, Rashford, Lukaku.

Në ndeshjen tjetër Juventusi pret Ajaxin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Amsterdam përfundoi me rezultat 1-1, rezultat që në ndeshjen e dytë lë të hapur shumë alternativa. Juventus në këtë ndeshje do ta luajë pa dyshen e lënduar Giorgio Chiellinini dhe Mario Mandzukiq, ndërsa në dyshim është Blaise Matuidi.

Në anën tjetër Ajaxi ka udhëtuar në Torino pa Nicolas Tagliafico e skualifikuar, ndërsa nuk pritet të ketë mungesa tjera të rëndësishme.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Juventus : Szczesny, Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro, Emre Can, Pjaniq, Matuidi; Bernardeschi, Ronaldo, Dybala.

Ajax: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Sinkgraven, Schone, De Jong, Ziyech, Van de Beek, Neres, Tadiq. /Agjencitë/