close

LK: MËSOHEN EKIPET ÇEREKFINALE

Kualifikohen Liverpuli dhe Barcelona


Barcelona dhe Liverpuli pas fitoreve ndeshjet e mbrëmshme kundër Lyonit gjegjësisht Bajernit i bashkëngjiten ekipeve të Mançester Junajtedit, Ajaksit, Tottenhamit, Portos, Mançester Sitit dhe Juventusit që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Lyon-it, Bruno Genesio, i ka bërë komplimentet Leo Messi-t në përfundim të ndeshjes së humbur 5-1 në “Camp Nou” kundër Barcelona-s. “Messi ishte në stilin Champions League mbrëmjen e sotme. Ai është një gjeni dhe mund të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mundet. Ai është i pandalshëm në momente të caktuara”, ka thënë Genesio.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në “Allianz Arena” Liverpool ka arritur të sigurojë një vend në çerekfinalet e Ligën e Kampionëve pasi ka fituar Bajernin 3-1. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, ajo e kthimit ka dhuruar gola dhe gafa. Pas kësaj disfate ndoshta edhe të papritur për kampionin e gjermanisë, Bayern Munich i mbyll garat në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri bavarez Niko Kovaç pranon se kundërshtari kishte më shumë kualitet se ekipi i tij. “Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë dhe Klopp me djemtë e tij duhen uruar për paraqitjen e bërë”.

Pas fitores së madhe kundër bavarezëve trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klopp ka deklaruar “Nuk e kam idenë se çfarë është e mundur për ne këtë sezon. Sot donim vetëm të kalonim në çerekfinale dhe ky është një hap i madh në drejtimin e duhur”.

Shorti për dyshet e çerkfinales do të hidhet të premten me fillim në orën 12:00, në Nion të Zvicrës. /Agjencitë/