Imeri: “Futbollistët e trajnerit Pocetino besuan deri në fund”
Skuadra e Totenhamit me fitoren kundër Ajaksit në “Johan Krojf Arena”, me përmbysje dëshmuan se anglezët nuk dorëzohen deri në sekondën e fundit. Analisti Berat Imeri për Klan Maqedoni komentoi ndeshjen Ajaks – Totenham.
“Një ndeshje mjfatë interesante, një ndeshje mjaftë me emocione ku për mendimin tim edhe pse Ajaksi, nëse marrim parasysh të dyja ndeshjet, ishte pak më lartë se Tottenhami, por futbollit kështu asnjëherë nuk i dihet deri në minutën e fundit. Futbollistët e trajnerit Pocetino besuan deri në fund dhe mendoj se ia arritën qëllimit. Ndoshta ndonjëherë futbolli nuk është i drejtë, por është i këtillë ndonjëherë fiton ndonjëhet humbet. Por do të kemi një ndeshje mjaftë interesante në finale ndërmjet dy ekipeve angleze” deklaroi analisti Berat Imeri.
Sipas analistit Berat Imeri vendimtare ishte se në pjesën e dytë Totetnhemi nuk kishte se çka të humb, ndaj luftoi deri në atomin e fundit që rezultoi me sukses.
“Nëse në pjesën e parë kishim një Ajaks mjaftë të lartë në aspektin taktik dhe aspektin fizik. Pjesa e dytë për mendimin tim ishte se Tottenhemi nuk kishte se çka të humbas dhe momenti vendimtar ishte ku nëpërmejt 2-3 minutave Totenhem arriti të shënon dy gola dhe aty u rikthye fuqishëm dhe pastaj në minutat e fundit edhe fati ishte me Totenhemin, kështuqë me meritë apo pa meritë, Totenhemin e kemi në finale” tha Berat Imeri.
Kështu më 1 Qershor, në “Wanda Metropolitana” të Madridit, do të luhet një finale tërësisht angleze, ku Tottenhami dhe Liverpooli do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm për klube, në një sfidë që pritet të jetë vërtetë spektakolare. /Shaban Sinani/