close
Sport

LK: ZHVILLOHEN NDESHJET KTHYESE

Liga e kampioneve

Takohen: Reali – Ajaxi dhe Borusija – Tottenham


Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Real Madridi dhe Tottenhami do të mundohen të ruajnë epërsinë që krijuan në ndeshjet e para. Në ndeshjen e parë Real Madridi në transfertë mundi minimalisht Ajaxin 2:1, ndërsa Tottenhami bindshëm në “Wembley” mundi Borussia Dortmundin 3:0.

Real Madridi para tifozëve të vetë në “Santiago Bernabeu” do të mundohet t’i harrojë dy humbjet radhazi brenda një jave ndaj Barcelonës dhe të sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm në çerekfinale të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube, pasi është opsion i vetëm i mbetur që të luftojnë në Ligën e Kampionëve.

Sergio Ramos do t’u mungojë madrilenëve për shkak të suspendimit me dy ndeshje nga UEFA për ndëshkim me karton të verdhë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, ndërkohë te holandezët nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të rëndësishme. Ndeshja tjetër mes Borussia Dortmundit dhe Tottenhamit si duket është pak më e qartë pasi londinezët kanë një kapital prej tre golash pas ndeshjes së parë dhe kjo e bën favorit atë për kalimint mëtutjeshme në çerekfinale. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 21:00. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia