close
Bota

LONDËR: MAY SYNON T’I JAPË FUND BLLOKADËS PËR BREXIT

5BDD204D-DB42-4A9B-A246-29D07422562F_cx0_cy1_cw0_w650_r1_s

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka mbijetuar një vote mosbesimi në Parlamentin britanik. Teksa është duke u afruar data e 29 marsit, kur është planifikuar për të hyrë në fuqi Brexiti, Mbretëria e Bashkur gjendet në krizën më të thellë politike, meqë ekzistojnë koncepte të ndryshme lidhur me atë se si duhet larguar Britania nga blloku evropian.

May ka thënë se beson që Parlamenti e ka për detyrë që të gjejë zgjidhje për procesin e Brexitit. Mirëpo me pakënaqësitë e shprehura nga ana e ligjvënësve, Britania mund të përballet me Brexit pa marrëveshje, apo edhe me organizimin e një referendumi të ri. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia