Peticionin kundër e firmosin mbi një milion veta
Në Londër, kundërshtarët e vendimit të mbretëreshës Elizabeta e Dytë për suspendimin e punës së parlamentit britanik, nga mesi i shtatorit e deri në mesin e muajit tetor, kanë organizuar një peticion të cilin e kanë fimosur mbi një million veta. Pezullimi u bë me kërkesën e kryeministrit Boris Jonson. Ndërkohë, raportohet se pas këtij vendimi lira stërline britanike ka shënuar rënie në bursat ndërkombëtare.
Në Londër, pas lajmit për suspendimin e Parlamentit britanik, në përpjekje për të përjashtuar deputetët që të mos pengojnë daljen pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është shënuar rënie e vlerës së valutës kombëtare – paundit – që interpretohet si shenjë se investitorët janë të shqetësuar nga mundësia që Britania, më 31 tetor, të largohet pa marrëveshje nga familja evropiane duke i lënë të parregulluara marrëdhëniet dypalëshe.
Partia Laburiste në opozitë ka paralajmëruar se do të kërkojë që javën e ardhshme të zhvillohet debat i jashtëzakonshëm për largimin nga Bashkimi Evropian duke lënë të kuptohet insistimi i saj për të miratuar një ligj që do të pamundësonte daljen pa marrëveshje. Në Londër ka pasur protesta antiqeveritare nën ‘ndal gushtisht të shtetit’.
Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se i ashtuquajturi BREXIT, pa marrëveshje, mund të rikthejë vendosjen e kontrollit të plotë kufitar dhe të doganave në tregtimin mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që është partneri më i madh tregtar i saj.
Të mërkurën mbretëresha Elizabeta II miratoi kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson për të pezulluar punën e parlamentit para largimit të planifikuar të këtij shteti nga Bashkimi Evropian, një hap që do të zvogëlojë dukshëm kohën e ligjvënësve për të diskutuar largimin nga ky bllok.
Liderët e zemëruar opozitarë kanë cilësuar këtë si tentim të qëllimshëm dhe kërcënim për demokracinë britanike. Johnson në anën tjetër ka mohuar këto pretendime.
Ai, para një muaji mori postin e kryeministrit me zotimin se Britania do të largohet nga blloku evropian në fund të muajit tetor me apo pa kushte të divorcit.
Zyrtari i BE-së për Brexitin, Guy Verhofstadt, e ka cilësuar si të ‘të ligë’” vendimin për pezullimin e përkohshëm të parlamentit, por presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshëndetur atë duke shprehur besimin se kryeministri britanik ‘do të dëshmojë që është ‘i mrekullueshëm’. /Klan Macedoni/