close

LONDËR: TË MARTËN PRITET TË VOTOHET BREXITI

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Evropian. Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”. Por, duke qenë se shumë prej deputetëve të saj pritet t’u bashkohen partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, gjerësisht ajo pritet të dalë e humbur në këtë votim. /Agjencitë/