LSDM dhe BDI njëzërit: Në VMRO-DPMNE ka deputetë me orientim europian

Thirrje forcave progresive në VMRO-DPMNE  të mbështesin reformat

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Numërimi i deputetëve është pikë e dobët e Hristijan Mickoskit dhe kjo është dëshmuar disa herë – thonë socialdemokratët, sic njofton KlanM, duke rikujtuar deklaratat e liderit të opozitës se ka 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit dhe se do të ketë zgjedhje gjatë majit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“I gjithë opinioni e di se në VMRO-DPMNE ka deputetë që mbështesin rrugën evropiane të vendit, që nuk pajtohen me qëndrimin anti-evropian të Mickoskit dhe janë të gatshëm t`i mbështesin të gjitha hapat. LSDM u bën thirrje deputetëve progresiv të VMRO-DPMNE-së të kyçen në proces, që të miratohen reformat e nevojshme dhe vendi të vazhdojë rrugën evropiane” , thonë nga LSDM.

Ndërkohë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, sic njofton KlanM, i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë.

“Shqetësuese janë deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët tanë ndërkombëtarë, por jemi të bindur se deputetët dhe qytetarët nuk ndajnë qëndrimet izolacioniste dhe antieuropiane të liderëve të tyre, por do të vendosin për të vazhduar me guxim dhe me meritë rrugën europiane”, thonë nga BDI.

Sic thonë nga BDI-ja, narrativi, mendimi dhe veprimet e sotme të opozitës, për fat të keq, janë të njëjta me ato të 6-7 viteve më parë, gjë që e izoloi opozitën ndërkombëtarisht, por edhe atëherë deputetë të opozitës gjetën forcë dhe guxim dhe tejkaluan sfidën andaj dhe sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe po negocion për anëtarësim në Bashkimin Europian. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share