VMRO DPMNE akuzon Ruskovskën se punon për Zaevin
Edhe pas rastit “Zhvatja” dhe humbjes së besimit të qytetarëve në Prokurorinë Speciale, zëdhënësi i partisë në pushtet, Kosta Kostadinov, thotë se ende besojnë në maksimën e famshme që përdorej gjatë protestave të ashtuquajturit Revolucioni Laraman, “pa drejtësi nuk ka qetësi”. Ai shoti se pushteti nuk do të heqë dorë nga lufta për të kthyer drejtësinë, kurse siguri që askush nuk do të mbrohet, pa marrë parasysh se kush është
“Kërkojmë që hetimi të përshpejtohet nga institucionet kompetente, që e kanë patjetër të japin përgjigje të plota për të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në akte joligjore, si dhe të jap përgjigje për organizatorët të këtij rasti.” -tha Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.
Kostadinov thotë se gjithçka që ka të bëjë me rastin “Zhvatja” është një skenar mirë i organizuar, dhe nuk ka asgjë të rastësishme as në publikimin e videos sot. Por sipas tij, opozita nuk do të arrijë ta mbulojë krimin e bërë me asnjë sabotim. E nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev, thotë se Borjan Jovanovski nuk ka mundur të mbledh shuma milionëshe pa ndihmën e Zoran Zaevit. Opozita dyshon edhe në punën e prokurores, Vilma Ruskoska, për të cilën thonë se me qëllim e ka lënë Janevën të lirë, që kjo e fundja ti fshijë provat.
“Është e pamundur që i gjithë opinioni publik të flasë dhe të dijë për “Zhvatjen”, e vetëm Vilma Ruskoska të mos e dijë se çfarë ka ndodhur. Është e pamundur që i tërë opinioni dhe mediat të flasin për rolin e Katica Janevës, Kikit, Frikit, Shekit dhe të tjerëve, kurse Vilma Ruskoska të mos ketë dëgjuar asgjë. Është e pamundur që të humben prova thelbësore për këtë lëndë… Të formatohen telefona dhe kompjuter, kurse Ruskoska të mos e kthej kokën pa i thënë dikush ta bëjë këtë. Edhe një Prokuror fillestar do ti lidhte gjërat.” -deklaron Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.
Janushev tha se Ruskovska po punon që ta minimizoj dëmin politik ndaj Zaevit, e jo për të zbardhur rastin. I tërhoqi vëmendjen se përgjegjësi do të ketë, nëse fajtorët për këtë rast i ikin drejtësisë. /Furkan Saliu/