close
Top LajmeVendi

LSDM-ja NUK PËRJASHTON KANDIDAT KONSENSUAL PËR PRESIDENT

lsdm-6320

Ademi: Është e ndershme të konsultohemi, përveç se me BDI-në edhe me partnerë të tjerë


LSDM-ja në pushtet edhe mëtutje nuk përjashton mundësinë e kandidatit konsensual për president të shtetit, në marrëveshje me partnerin e koalicionit BDI, por edhe partitë e tjera më të vogla të shqiptarëve në vend, pjesë e koalicionit qeverisës. Ministri Edmond Ademi thotë se për momentin është duke vazhduar sondazhe partiake në terren për rejtingun e dhjetëra emrave kandidat potencial, partiak dhe jo partiak.

LSDM-ja edhe mëtutje beson se është e mundshme që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, partnerët e koalicionit shqiptar të dalin me një kandidat të përbashkët apo konsensual, për çka është duke u folur një kohë të gjatë. Fakti se javët e shkuara partneri më i madh i koalicionit BDI –ja paralajmëroi se është më tepër për kandidat të vetin, ministri Edmond Ademi e komenton si mendim të momentit:

Ademi thotë se në LSDM, është në vazhdim e sipër sondazhi në terren lidhur me rejtingun e dhjetëra kandidatëve të mundshëm, persona partiak dhe jo partiak nga bashkësi të ndryshme etnike.

Ademi tani për tani nuk ka informatë për takim të mundshëm midis liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, lidhur me zgjedhjet presidenciale, por se udhëheqës të lartë partiakë komunikojnë në bazë ditore. Sipas tij, lidhur me këtë çështje është e ndershme që të konsultohen edhe liderët e partive më të vogla të shqiptarëve në koalicion.

Javën e shkuar, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, pas mbajtjes të mbledhjes së kryesisë partiake, kumtoi se BDI-ja preferon të paraqitet me kandidat të vet për shef të shtetit, por sipas Osmanit nuk janë të mbyllura të gjitha dyert për marrëveshje me LSDM-në. Pra lideri Ali Ahmeti ka marrë përkrahjen e bashkëpartiakëve që të konsultohet me liderët e partive të tjera të bllokut politik shqiptar, por edhe të bashkësive të tjera në kërkimin e një kandidati konsensual nëse për këtë krijohen kushte. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia