“Shqiptarët nuk do t’i gëlltisin përsëri taktikat e njëjta”
Koncepti ‘qytetar’ LSDM-së i kujtohet sipas nevojës. Pasi me ndihmën e komunitetit shqiptar arriti ta fitoj Gruevskin, Zoran Zaev në ekzekutiv rezervoi vetëm një vend për shqiptarët, edhe atë pa resor.
Njësoj si në ekzekutiv, edhe në kryesinë e partisë do të ketë vetëm një shqiptare, si dhe një rome.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë, sekretari organizativ, sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, të gjithë janë të përkatësisë etnike maqedonase, por megjithatë, LSDM ka vendosur që të formoj edhe tre degë në vendbanime me shumicë shqiptare. Por ata nuk do të mundet të komunikojnë me partinë në gjuhën e tyre sepse nuk ka kusht të përgjigjet. Zëdhënësi nuk flet në shqip, kurse as faqja zyrtare e partisë nuk përmban version shqip.
Në periudhën zgjedhore, LSDM-ja pati filluar që të dërgoj kumtesa edhe në dy gjuhë, por pas zgjedhjeve kjo praktikë nuk vazhdoi më. Megjithatë, edhe përkundër të gjitha këtyre fakteve, analisti Qenan Aliu beson se do të ketë edhe shqiptarë tjerë që do të jenë pjesë e kryesisë qendrore të LSDM-së.
Lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, Aliu mendon se është lëshim i partisë. Tërheq vëmendjen partisë në pushtet se taktikat e njëjta nuk do t’i gëlltisin gjithmonë shqiptarët. /Furkan Saliu/